Urrente të dilte në skenë, por sot Jul Deda është një ndër aktorët më të dashur

Urrente të dilte në skenë, por sot Jul Deda është

Të ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora nga Sonila Meço kanë qenë vëllezërit Juli dhe Mario Deda.

Ata u surprizuan kur Sonila u lidh me të atin e tyre Zef Dedën përmes Skype. Zef Deda mes humorit dhe pozitivitetit e bëri intervistën mjaft të bukur dhe argëtuese.

E pyetur Sonila se çfarë defekti ka Juli sipas tij, Zefi tregon se kur ishte i vogël e urrente të ishte aktor.

Sonila Meço: Më trego nga një difekt që ka Juli.

Zef Deda: Që i vogël Juli nuk pretendonte apo dëshironte të dilte në skenë.

Jul Deda: Gjëja që urreja më shumë ishte të bëhesha aktor.  Një herë nuk donte të futej në skenë në emisionin e fëmijëve në RTSH. Të gjithë fëmijët e Shqipërisë do ngjiteshin në skenë, ishin shumë të lumtur dhe të gëzuar, ky jo. Nuk jemi e gjithë familja në estradë më tha mua. 

Sonila Meço: Kur ndodhi shpërrthimi i Julit?

Zef Deda: Në vitin e dytë gjimnaz.

Jul Deda: E kam urryer në maksimun të dalurën në televizion, nuk doja t’i futesha fare kësaj rruge. Ndërsa tani është kthyer një dashuri nga urrejta.


Në  vitë të dytë gjimnaz e aktivizuan shokët dhe shoqet se ka qenë shumë i gjallë. Fillimisht  filloi si spiker komik, moderator dhe më mbrapa filloj të luante skece të bukura por  kulmi ishte kur e mori i madhi  Serafin Fanko të merrte pjesë në teater për një komedi me të vërtet që erdhi e pa u knaq dhe u gëzuam ne. Serafini me disa artista aty thanë sa te mirë e ka Zefi këtë djalë.  
E përgatitën e rregulluan e çuan në shkollë të jepte provimin në Akademi të Arteve, fitoi dhe më pas bëri shkollën 4 vite aty dhe doli ai Juli qe shihni ju
Megjithatë ishte e vështirë për mua që ta aktivizoja, por u gjetën shokë, shoqëria e bukur e shkollës së tij dhe sidomos artistat e teatrit tonë. Ai më pas me këmbëngulje e vazhdoi shkollën aq bukur duke ushtruar gjithe forcën e tij. 

EMISIONET