Një ditë pasi foli për puc mafioz ndaj Kushtetutës, president iIlir Meta nisi lëvizjet e tjera. Gjatë paradites së sotme, kreu I shtetit nisi takim me kreune PD-së Lulzim Basha,të cilin e njohu "me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare."

Shperndarja e parlamnetit?

Reagon Ulsi Manja- Kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja. Nga Korça deklaroi se nëse thotë se është absurde ta mendosh shpërndarjen e Parlamentit, në kushtet kur vetë Presidenti është në procedurë shkarkimi.

Ulsi Manja: Presidenti është në një procedurë shkarkimi në Kuvendin e Shqipërisë, është brenda afateve që ka përcaktuar kuvendi. Lidhur me shpërndarjen e parlamentit nga ana e presidentit, edhe në këtë rast kushtetuta e ka bërë të qartë se në cilat raste shpërndahet parlamenti, është diçka absurde ta mendosh. Besoj do të ishte shkelja më e rëndë, atentati më i rëndë që mund t’i bëhet Kushtetutës së vendit.

Ndërkohë  Zedhenesi i presidentit, Tedi Blushi publikoi një reagim në facebook ku shprehet se do të veprojë me disa dekrete për "shpartallimin e grushtit të shtetit" por se duhet të bëhet durim. 

Në statusin në facebook shkruhet se do të jetë populli që do të shpërndajë parlamentin dhe me gërma kapitale nënvizohet se edhe dekretet e presidentit do të jetë populli shqiptar i cili do i zbatojë 

"Parlamentin do e shpërndajë populli Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM!

DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR"


/Ora News.tv/