"Zbutet" reperi që rrahu Feron, vjen me baladë dashurie

"Zbutet" reperi që rrahu Feron, vjen me baladë dashurie

Arjan Sjarina, i njohur në tregun e muzikës si R-Jan ka publikuar projektin më të ri muzikor solo “Ja ja”.

Kënga mund të konsiderohet baladë dashurie pasi nuk është diss por dedikim për një femër, e cila mund të jetë një person i vecantë në jetën e reperit.

R-Jan është një prej dy djemve që pati sherr me Feron në pranverën e këtij viti. Ai së bashku me mikun e tij Ligrit Uka sulmuan reperin nga Kosova, por konflikti u zgjidh.

Gjatë asaj kohe, sherri i tyre u bë serioz, por djemtë njoftuan se do merren me muzikë për të sulmuar artistët shqiptarë me tekste. Nuk ka patur më ndonjë konflikt mes tyre dhe reperit të hitit “Gang Gang”.

Lexoni më shumë këtu: Flasin për herë të parë reperët që rrahën Feron

EMISIONET