Zbuloni si të kujdeseni për infeksionin në gojë që shkakohet nga diabeti

Zbuloni si të kujdeseni për infeksionin në gojë që

Diabeti është një sëmundje kronike, afatgjatë që prek 10% të popullatës dhe përbën një problem social. 

Endokrinologu Dashamir Gjergji është bërë pjesë e emisionit "Diagnozë" nga Freskida Miloti ku shpjegon se cfarë kujdesi duhet të bëjnë njerëzitqë vuajnë nga diabeti për shëndetin dhe higjenën orale.

Gjergji: Diabeti dëmton gjithcka në organizëm. Nga kjo pjesë e dëmtimeve nuk shpëton dhe sistemi imunitar. Kur organizmi ka imunitet të rregullt, atëherë lufton cdo lloj elementi infektiv. Kur një subjekt është diabetik dhe është i mosekuilibruar, mundësitë më të mëdha janë që të shfaqin infeksione. Infeksionet më të shpeshta janë të lëkurës dhe të gojës.  

Kujdesi fillon nga vetë sëmundja. Duhet të ekuilibrohet diabeti sepse sado që ne të bëjmë kujdes lokal që ka kaviteti i gojës, është e pamundur të shkojmë mirë nëse nivelet e sheqerit janë të larta. Ka një lidhje të ndërsjellë mes infeksionit dhe rritjes së sheqerit dhe mes vetë diabetit. Sa më i lartë të jetë ai, aq më e vështirë është të luftohet një infeksion. Kujdesi duhet të jetë i dyanshëm.  Këta të sëmurë duhet të mbajnë një higjenë perfekte të gojës, ku duhet të kenë gjithmonë larje të rregullta të dhëmbëve, nuk duhet të mbajnë furca të forta sepse dëmtojnë gingivat, duhet të bëjnë 1-2 herë në ditë shpëlarje të gojës me solucione që përdoren në rutinë. Kjo bëhet për higjenën dhe për tharjen e gojës që mund të bëhet shkak për infeksione apo ulcera.

EMISIONET