Henri Çili: Mandati i 2 i Ramës, një "prapa kthehu"

Henri Çili: Mandati i 2 i Ramës, një "prapa kthehu"

Themeluesi i Gazetës Liberale, Henri Çili i ftuar në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se mandate i 2-të i kryeministrit Rama është një “prapa-kthehu”.

Henri Çili: Mandati i dytë është një 'prapa-kthehu ose stopim në kursin reformist që Rama pati nisur pas 2013. 

Është një para-kthehu nga rruga e tretë, ose nga deriva alla bleriane. Është një bllokim i përgjithshëm i jetës shoqërore, që vjen si pasojë e bllokimit të qeverisjes. 

Në këtë sens kjo ishte edhe arsyeja që në kuadrin e Institutit Europian Pashko ne të ndërtonim një projekt të ri, për një lloj rezistence liberale në qytet.

Shoh me shqetësim që kursi i qeverisjes në tërësi jo vetëm është stopuar por është kthyer mbrasht në suazat e një social demokracie të vjetër të cilën e pat braktisur dhe vetë Nano para 15 viteve, imagjino sa e vjetër është ajo po të kthehet sot

  



EMISIONET