Studentja shqiptare: Do të kthehem sërish në Kinë për vazhdimin e studimeve

Studentja shqiptare: Do të kthehem sërish në Kinë për

Në Kinë ka edhe shqiptarë që jetojnë apo edhe studiojnë aty. Studentja Lorela Shelegu ka rrëfyer për emisionin "360 gradë" për eksperiencën e saj pas alarmit për  koronavirusin. Ajo shprehet se Kina i ka marrë të gjitha masat, ndaj thotë se do të rikthehet sërish për të vazhduar studimet.

Lorela Shelegu: Janë marrë masa të jashtëzakonshme. Në mbajmë kontakte të vazhdueshme me përgjegjësit e universitetit. Masat që janë marrë janë të sigurta. Unë mendoj se kjo situatë do të kalojë shumë shpejt dhe kur të kthehem, sepse unë do të kthehem për të vazhduar studimet atje ka për të qenë çdo gjë e sigurt. Nuk duhet të përhapim panik.

Lorela momentalisht nuk ndodhet në Kinë, pasi është me pushimet për Vitin e Ri kinez.


EMISIONET