Ndërsa përmbyllim këtë vit, Presidenti Ilir Meta i ftuar në "360 Gradë" në RTV Ora thotë se ka qenë një vit zhgënjimesh në të gjitha drejtimet.

Duke ju referuar tensioneve mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare, Meta e sheh të provokuar qëllimisht.

Meta: Tensioni nuk është rastësisht as në Shqipëri dhe as në këto raporte. Pas gjithë këtij tensioni të sponsorizuar dhe provokuar qëllimisht në fund fare qëndron dëshira për të na paraqitur në këtë mënyrë, shqiptarët janë kështu kudo, nuk dinë të merren vesh. Nuk mendoj se është kështu. Ky ka qenë një vit zhgënjimesh në terësi, në të në gjitha drejtimet. Asgjë nuk duhet mohuar në jetën e njeriut dhe jetën e një vendi.

Le të shpresojmë dhe reflektojmë thellë dhe të na kthehet gjithë kjo eksperiencë në një motiv jo thjesht për të shpresuar por për të punuar dhe angazhuar së bashku që Shqipëria të vendoset në shinat e normalitetit të një vendi demokratik, shtetit të së drejtës, ku qytetarët jo vetëm dëgjohen por edhe vendosin. Dhe natyrisht Shqipëria të mos jetë një model i keq për Kosovën kur i ka pasur të gjitha mundësitë për shkak dhe të eksperiencës si një shtet më shumë se një shekull për të qenë shembull më pozitiv.


/Ora News.tv/