Përkujtimi i Kacifasit, Ngjela: Histeri kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe

Përkujtimi i Kacifasit, Ngjela: Histeri kundër shqiptarëve dhe

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “360 gradë” në RTV Ora u shpreh se përkujtimi i Kacifasit në Bularat ishte histeri ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Ngjela shtoi se lufta ndaj shqiptarëve lindi nga gjuha shqipe pasi ka armiq të tmerrshëm të gjuhës tonë.

Ngjela: Por mos harro se Mali i Zi ka qenë quajtur Malësia. Ata janë të gjithë katolikë. Kosovarët, janë katolikë të gjithë që janë kthyer me dhunë. Pra gjithë kjo histeri kundër shqiptarëve dhe gjuhës shqipe vjen dhe përplaset sot. Edhe ajo gruaja, një injorante thotë kemi ardhur të clirojmë Vorio Epirin. Epiri është shqiptar, ja ku e ke historianen. Ka një luftë që na ka krijuar shkatërrim të madh, pushtimi i Epirit nga Iliria. Ajo që na intereson është se lufta kundër Shqiptarëve nuk ka lindur se lindi Shqipëria, ka lindur për gjuhën shqipe dhe kanë qenë armiq të tmerrshëm të gjuhës shqipe. Argo do të thotë ‘ar’. E di si i ka thënë qumështit Sokrati? Pi gji.


EMISIONET