Arkeologët kanë zbuluar një qilar vere të lashtë greko-romak në veri të kryeqytetit të Egjiptit, Kairo.

Monedha të periudhës Ptolemaike, fragmente të veprave të qeramikës dhe mozaikut, si edhe një dizajn i sofistikuar arkitektonik për kontrollin e temperaturave brenda qilarit duke përdorur lloje dhe forma të ndryshme të gurëve ishin ndër artefaktet që zbuluan.

Këshilli i Lartë i Antikiteteve të Egjiptit njoftoi zbulimin e qilarit të verës në Tel Kom al-Trogy në provincën Biheira, duke treguar pjesë të grumbulluara brenda objektit nëntokësor.

Rajoni Tel Kom ishte i njohur për prodhimin e disa prej verërave më të mira gjatë periudhës greko-romake të Egjiptit, që u shtri nga shek IV para Krishtit deri në ardhjen e Islamit në shekullin e 7-të.

Egjipti, shtëpia e Piramidave të Madhe të Gizës, ka bërë zbulime të lasha duke zgjuar kështu interesin e arkeologëve dhe turistëve.

/Ora News.tv/