Pavarësisht interesit të shumtë nga skuadra të ndryshme në Shqipëri, Sebino Plaku zgjodhi Kosovën për të gjetur formën fizike.

E kjo jo pa shkak. 34-vjeçari firmosi në verë me Llapin dhe paga duket se është ajo që e ka tunduar kryeqytetasin për të firmosur në Kosovë. Nga marrëveshja me skuadrën nga Podujeva, Plaku përfiton 60 mijë euro në vit. Këtë gjë e ka zbuluar trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili për "Infokusin" ka konfirmuar edhe pagën faraonike të Plakut.

5 mijë euro është paga mujore e Sebino Plakut. 50% e pagës i është dhënë para kesh në duar, ndërkohë 50% të tjera do t'i dalin përmes rrogës. Paga e tij vjetore është 60 mijë euro”, deklaroi Batatina.

Po ashtu, Batatina theksoi se me pagë të njejtë është edhe mesfushori, Mentor Zhdrella, ndërkohë që paga vjetore e futbollistëve të tjerë varion nga 30 deri në 40 mijë euro. Paga më e vogël në Klubin Futbollistik “Llapi” është 500 euro.

/Ora News.tv/