Autoritetet e Guardia di Finanza Italiana kanë zbuluar një laborator për përpunimin e heroinës në territorin e Provincës së Veronës.

Laboratori është zbuluar në një banesë në komunën Cerea e në pranga janë vënë 2 shqiptarë e një shtetas tunizian.

Janë sekuestruar 2.5 kg heroinë e cilësisë mjaft të pastër, 3 kg substancë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës, 2 makineri presimi hidraulike, instrumentet për dozimin e heroinës, 6 mijë euro cash, 2 automjete, disa telefona celularë e disa gramë marijuanë e hashash.

Të tre të arrestuarit ndodhen në burgon Montorio të Veronës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Prej fillimit të vitit 2020 deri më sot në territorin e provincës së Veronës, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 13 kg kokainë, 6.5 kg heroinë, 38.7 kg marijuanë e hashash si dhe janë vënë nën masë ndalimi 50 trafikantë , 20 prej të cilëve nën parnga.


/Ora News.tv/