Zbulohet në Krrabë fabrika e bitumit të ''Veliajt''

Pas shumë denoncimeve banoret ne Pezë Helmës arritën që ta largojnë fabrikën e bitumit e cila shkaktonte ndotje dhe rrezik të shtuar për familjet.

Pas kësaj, objekti u çmontua. Por sërish bashkia e Tiranës nuk hoqi dorë dhe vendosi në mënyrë të papritur ta rikthejë në jetë në një tjetër zonë.

Edhe këtu bashkia synon të mbajë median larg jo vetëm duke mos dhënë informacion por dhe duke mos lejuar as regjistrimin e pamjeve.

Informacionin banorët e zonës e kanë marrë në rrugë informale ndaj dhe kanë nisur reagimin. Përmes një peticioni e kanë paraqitur shqetësimin në zyrën e kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj, Ministrit të Turizmit dhe Avokatit të Popullit.

Të protestosh në Tiranë do të thotë të përballesh me rrezikun e largimit nga puna apo presioneve të tjera, ndaj posterat janë forma më e mirë për të shprehur shqetësimet.

Jo fabrika e e asfalt betonit për fëmijët tanë, është një ndër thirrjet e familjeve.

Për më tepër fabrika do të ndërtohet pranë tunelit të rrugës së Elbasanit duke shëmtuar pamjen që të ofrojnë kodrat e gjelbërta.

EMISIONET