O zoti President a nuk ke frikë që lëviz kaq i pasiguruar në këto ngjitje të frikshme ?

Pyetjes së një komentuesi në profilin e tij në facebok, presidenti Ilir Meta iu përgjigj se në aventurat e tij për tu ngjitur në male është udhëhequr nga një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking.

Presidenti zbulon se vetëm në gusht ka bërë 500 km ecje nëpër male dhe rekomandon këdo që do kërkonte të ndërmerrte aventura të tilla të bashkëpunonte me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.

Kreu i shtetit tregon se ngjitjet u realizuan në drejtimin e "Outdoor Kosova" me komandant të grupit ishte Fatos Katallozi, "një komandant legjendar e i pagabueshëm" si dhe "Tarzani i Valbonës" që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit.

" Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale" i përgjigjet Meta komentuesit. 

Komenti 

Duke ju falenderuar për pyetjen dua t'ju them se siguria ime dhe e grupit tonë ka qenë absolute pasi ky udhëtim u realizua në drejtimin e "Outdoor Kosova", një grup nga Peja më të njohurit në Ballkan për alpinizëm e hiking. Unë kam qenë në këtë udhëtim anëtari me i disiplinuar i grupit, pasi të gjithë kishim pranuar t'i nënshtroheshim çdo vendimi që do merrte komandanti i grupit tonë Fatos Katallozi. Anëtarët e këtij grupi kishin muaj që përgatiteshin për këtë ngjitje. Unë personalisht për 12 ditë pushime në Prevallë kam bërë mbi 200 km ecje në bjeshkë e në total gjatë gushtit kam realizuar 500 km ecje. Po kështu dhe anetarët e tjerë që e kishin për herë të parë. Pavarësisht nga këto ngjitja ka qenë tepër e vështirë mbi lartesinë 2 mijë metra sepse ishte mjaft e rrezikshme e çdo gabim në vendosjen e këmbës ose dorës mund të ishte fatale. Por në kishim një komandant legjendar e të pagabueshëm si Fatosi. Po kështu kishim me vete Dardan Jubanin që e quajtëm Tarzani i Valbonës që mbante lart moralin dhe humorin e ekipit. Unë do t'i rekomandoja kujtdo që do kërkonte të bënte një ngjitje në Jezercë për të bashkëpunuar me guidat lokale, për të evituar çdo rrezik pasi siguria është e para e pastaj adrenalina.






/Ora News.tv/