Presidenca italiane ka zbardhur axhendën e raundit të dytë të konsultimeve të Presidentit Sergio Mattarella për formimin e eqeverisë së re.

Kreu i shtetit do të takohet me përfaqësuesit e të gjitha forcave politike më datë 12-13 prill.

Raundi i dytë i konsultimeve politike të formimit të qeverisë së re, erdhi si domosdoshmëri pas mos arritjes së një marrëveshje koalcioni qeverisës gjatë konsultimeve të zhvilluara një javë më parë.

Lideri i Lëvizjes 5 Yje vazhdon të jetë i vendosur në qëndrimin e tij të krijimit të një qeverie koalcioni mes 5Yjeve dhe Partisë Lidhja pa pjesëmarrjen e asnjë force tjetër politike të koalcionit të djathtë ose një koalcioni mes Lëvzijes 5 Yje e Partisë Demokratike,

Nga ana tjetër koalicioni i qëndrës së djathtë me një memorandum të përbashkët ka vendosur që qeveria e ardhshme të ketë një kryeministër të dalë nga rradhët e së djathtës italiane e se nuk do të pranojnë një qeverie koaliconi mes vetëm partisë Lidhja e 5 Yjeve.

Gjithashtu Partia Demokratike mbetet e vendosur të jetë një forcë opozitare duke mos pranuar asnjë koalicion qeverisës.

/Ora News.tv/