Zappacosta prezantohet te Roma, kërkohet ndihmë për Bleona Matën

Zappacosta prezantohet te Roma, kërkohet ndihmë për Bleona

Mbrojtësi i djathtë i Chelsea, Davide Zappacosta është tashmë një futbollist i Romës. Italiani është bindur nga oferta e klubit kryeqytetas, me të cilët ka firmosur në formulën e huazimit nga londinezët për gjashtë muaj, me mundësi zgjatjen edhe për gjysëm sezoni tjetër.

Zyrtarizimi erdhi ditën e sotme, ndërkohë që Chelsea njoftoi se Zappacosta ka zgjatur kontratën e tij me skuadrën e Premier League deri në qershor 2022.

27-vjeçari kthehet në Serie A pas transferimit të tij prej 25 milion eurosh nga Torino në Chelsea në gusht 2017. Por ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë ndjekësve të rrjeteve sociale ishte mënyra se si verdhekuqtë e prezantuar në "Instagram" firmën me Zappacosta.

Teksa njoftohet marrëveshja, në krah të djathtë të fotos shfaqeshin fëmijë që ishin zhdukur pa lënë gjurmë. Në listën e gjatë të Romës nuk mungoi as vajza nga Kukësi, Bleona Mata, e cila prej vitesh është larguar në drejtim të paditur. Në listë ishin edhe dy djemë me origjinë shqiptare, Kadri Rexha dhe Oltjon Cera.



EMISIONET