Yuri Kim shpalos tri prioritetet e saj si ambasadore e SHBA në Shqipëri

Yuri Kim shpalos tri prioritetet e saj si ambasadore e SHBA në

Pak ditë pasi ka marrë detyrën si ambasadore e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka shpalosur tri prioritetet e misionet e saj në Shqipëri.

‘’Së pari do të punoj për të thelluar marrëdhëniet tona në fushën e mbrojtjes, që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Së dyti, do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë, për të mbështetur përpjekjet tuaj për anëtarësim në BE. Aspiratat evropiane të Shqipërisë dhe reformat që ato kërkojnë, do të sjellin më shumë begati dhe qëndrueshmëri për ju dhe rajonin.

Së treti, do të punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të krijoj më shumë vende pune dhe mundësi për amerikanët dhe shqiptarët’’, shprehet ambasadorja nëpërmjet një video në Twitter.

EMISIONET