Yuri Kim: Ky 4 korrik ndryshe nga të tjerat, SHBA krah shqiptarëve, drejtësia e re kërkon durim për rezultate

Yuri Kim: Ky 4 korrik ndryshe nga të tjerat, SHBA krah shqiptarëve,

Data 4 korrik shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA, por ndryshe nga vitet e tjera ambasada amerikane në Tiranë nuk ka zhvilluar festime në rezidencën e saj për shkak të shtimit të numrit të të infektuarve me coranavirus. 

Ambasadorja Yuri Kim me anë të një videomesazhi në rrjete sociale  ka uruar ditëlindjen e amerikës duke u treguar shqiptarëve se SHBa do të jetë gjithmonë pranë Shqipërisë.

Yuri Kim: ''Festimi i Ditës së Pavarësisë së Amerikës këtë vit nuk është si asnjë tjetër. Për herë të parë po përballemi me një pandemi, që nuk ka na lanë të mblidhemi në një çati për të festuar ditëlindjen e 244 të SHBA. Historia e Amerikës është një histori unike suksesesh. Sukses që nuk përcaktohet nga mungesa e dështimeve apo gabimeve, por nga vendosmëria jonë për t'u përballur me çdo dështim dhe gabim dhe për të bërë më të mirën. SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah jush.''

Drejtësia e re, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë një histori suksesi  për Shqipërinë, shprehet Kim, pavarëissh që sipas saj dueht durim dhe kohë për të parë rezultate konkrete.

Yuri Kim: ''Në vitin 2016, kur Kuvendi miratoi njerëzi reformën në drejtësi, vendi hodhi hapat e parë drejt vendosjes të drejtësisë së re në Shqipëri për të çrrënjosur korrupsionin, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të vendosur me vendosmëri sundimin e ligjit. Ky është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate.  Sot Shqipëria është në rrugën drejt një bashkimi tjetër, BE! Reformat e nevojshme për këtë do të sjellin më shumë drejtësi dhe begati për popullin shqiptar.''

Në 1 korrik ambasada amerikanë në rezidencën e saj bëri bashkë Metën, Ramën, Ruçin dhe Bashën në një ceremoni në ambjent të hapur për festën e pavarësisë së SHBA-së.

EMISIONET