Yuri Kim: Urime, Gjykata e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi

Yuri Kim: Urime, Gjykata e Lartë funksionale është

Pas emërimit të tre anëtarëve të rinj në këtë gjykatë dhe nisjes së shqyrtimit të çështjeve në Dhomën e Këshillit, reagon edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter, Kim uron marrjen e detyrave nga këta gjyqtarë dhe thekson se Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

Kim: Urime gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për marrjen menjëherë përsipër të detyrave të tyre. Gjyqtarët po tregojnë vendosmërinë e tyre për të ofruar drejtësi në mënyrë efektive. Gjykatë e Lartë funksionale është thelbësore për zbatimin e reformës në drejtësi.

Gjykata e Lartë nisi ditën e djeshme të shqyrtojë çështje në Dhomën e Këshillimit.

Pas emërimit të tre anëtarëve të rinj në këtë gjykatë janë krijuar kushtet për të rinisur vlerësimin fillestar të rekurseve.

Gjykata e Lartë njoftoi se nisur nga akti normativ për situatën Covid-19 në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve është vlerësuar se do të vijohet menjëherë me shqyrtimin e çështjeve emergjente sikurse janë mosmarrëveshjet për juridiksionin, kompetencën, kërkesat për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve etj., si edhe me shqyrtimin e rekurseve të çështjeve të themelit, nisur nga kriteri i kohës së paraqitjes së tyre për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Stoku i dosjeve në pritje të gjykimit në Gjykatën e Lartë ka kaluar shifrën 35 mijë.




EMISIONET