Ylli Rakipi bën deklaratën e fortë: Opozita ose është e paaftë ose e kapur nga Rama

Ylli Rakipi bën deklaratën e fortë: Opozita ose është e

Gazetari Ylli Rakipi tha se Rilindja, pas 7 vitesh, rezulton se ka sjellë instalimin e një regjimi, nëpërmjet ekzekutimit të pushtetit personal të Edi Ramë. Në një lidhje me skype për emisionin "Tempora"  në RTV Ora, Rakipi tha se përballë kësaj situate  opozita nuk mund të bëjë këtë lloj fushatë si ajo e kreut të PD Lulzim Basha, duke hedhur dyshimin që ose opozita është e paaftë ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Ylli Rakipi: Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, ku shkelen të drejtat e njeriut, u dilet makinave perpara, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose edhe ajo është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.

Si përgjigje, nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se Rama është njeriu më i urryer, ndaj çështja për largimin e tij nuk i takon vetëm opozitës.

Edi Paloka: Unë e kuptoj iritimin e Yllit, si ai janë edhe 80% e shqiptarëve. Sot Rama është njeriu më i urryer. Po hajde të gjejmë zgjidhjen. Kjo nuk i takon vetëm opozitës. Doni të marrin pushkën të bëjmë luftë? 




EMISIONET