Ylli i United "në ankand", Juventus e Tottenham nisin ofensivën

Ylli i United  "në ankand", Juventus e Tottenham nisin

E ardhmja e sulmuesit francez Anthony Martial vazdhon të jetë në pikëpyetje.

Sipas mediave angleze, Martial kërkohet nga Juventusi, Inter dhe Tottenham dhe ai mund të bëjë gati valixhet për t’u larguar në fund të sezonit nga “Old Trafford”.

Mediat franceze pretendojnë, se lojtari është i pakënaqur me jetën në “Old Trafford”, pasi ai dëshiron të jetë një lojtar i rregullt i Manchester United, por duket se trajneri Jose Mourinho nuk ja mundëson dot këtë gjë.

Me afrimin e Alexis Sánchez, gjithçka është bërë edhe më e vështirë për Anthony Martial, që tani duket se është dorëzuar.

Martial ka gjasa të largohet nga Manchester United në verë dhe Juventusi e Tottenham mund të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Deri më tani në këtë edicion Martial është aktivizuar në 26 ndeshje në Premier League, prej të cilave vetëm 16 si titullar, ndërsa ka shënuar 9 gola si dhe ka dhënë 5 asiste.

EMISIONET