Ylli i Realit refuzon zgjatjen e kontratës, Inter përgatit ofertën

Ylli i Realit refuzon zgjatjen e kontratës, Inter përgatit

Fituesi i "Topit të Artë 2018", Luka Modric thuhet se ka refuzuar kontratën e re nga Reali i Madridit. Sipas "Telemadrid", ylli kroat hodhi poshtë ofertën e parë të "Los Blancos" duke shtuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga "Santiago Bernabeu".

Kujtojm që kontrata aktuale e Modric përfundon në qershorin e vitit 2020, dhe në të tilla kushte, Reali i Madridit është gati të dëgjojë ofertat drejt 33 vjeçarit. Inter thuhet se është skuadra më e interesuar, me zikaltërit që e ndjekin prej kohësh yllin e Realit. Madje, klubi nga "San Siro" dëshiron t'i ofrojë Modric një marrëveshje dyvjeçare me vlerë 9 milion paund në vit.

Megjithatë, për të arritur te Modric, Inter duhet të mposht konkurencën e ish-skuadrës së tij, Tottenham Hotspur, Liverpoool dhe Manchester United.

EMISIONET