"Kolonia" e futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës mund të shtohet në kampionatin turk të futbollit.

Pas kalimit të Vedat Muriqit te Fenerbahce, një tjetër lojtar i "Dardanëve" mund të firmos në Superligën turke.

Bëhet fjalë për skuadrën e Galatasaray që ka shfaqur interes për mesfushorin, Idriz Voca. Sipas mediave turke, gjiganti nga Stambolli e ka ndjekur nga afër paraqitjen e 22-vjeçarit që po shkëlqen në Zvicër me Luzernën.

Deri në këtë pikë të sezonit, Voca ka zhvilluar 16 takime në kampionat, si dhe 4 ndeshje në kualifikueset e Europa League. 22-vjeçari është një mik i mirë me Muriqin, teksa ka një kontratë me Luzern deri më 30 qershor 2021.

Megjithatë, kjo mund ta ndihmojë për tu ambientuar në Turqi, por nuk besohet se do ta shtyjë për të firmosur me kundërshtarin më të madh të ekipit të tij.



/Ora News.tv/