Ylli i kombëtares shumë pranë ekipit të Seria A

Ylli i kombëtares shumë pranë ekipit të Seria A

Të shumtë janë futbollistët shqiptarë të cilët mund të ndryshojnë fanellë në sezonin e ardhshëm.

Një prej tyre është edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha, i cili mund të zyrtarizohet shumë shpejt te ekipi i SPAL. Tratativa bëhet e ditur nga faqja e internetit, Gianluca di Marzio, që pohon se Biancazzurri kanë nisur tashmë kontaktet me Berishën.

30 vjeçari ishte një futbollist mjaft i vlefshëm për Atalantën e këtij sezoni, ku në 22 paraqitjet e tij arriti që t'i sigurojë zikaltërve kualifikimin në UEFA Champions League. Berisha u transferua nga Lazio në verën e vitit 2016, teksa në gjysmën e dytë të sezonit e humbi vendin e titullarit në dobi të Pierluigi Gollini. Nëse Berisha transferohet te SPAL, vendin e tij mund ta marrë Andrea Consigli i Sassuolës.

Gjithsesi, zgjedhje e parë e drejtuesve të SPAL është portieri i Sportingut të Lisbonës, Emiliano Viviano dhe nëse ai nuk pranon kushtet e italianëve, Berisha është gati të firmosë.

EMISIONET