Ylli i kombëtares angleze firmos për 4 sezone me Leicester City-n

Sulmuesi i Leicester City-t, Jamie Vardy ka rinovuar kontratën që e lidh me skuadrën e "King Power" deri në vitin 2022.

Vardy shënoi 20 herë për "dhelprat" gjatë sezonit të fundit, duke ndihmuar klubin të qëndrojë në mesin e artë të tabelës, paraqitje që i siguroi një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës këtë verë në proces.

31-vjeçari ka qenë i lidhur rregullisht me një lëvizje drejt një klubi më të madh që prej sezonit 2015-16, ku Leicester fitoi titullin kampion, por ai ka zgjedhur të ardhmen e tij. Ai ka rënë dakord për një marrëveshje që do të mbajë atë në "King Power" deri në vitin 2022.

EMISIONET