Ylli i Juventus nuk ia del, mungon ndaj Ajaxit

Ylli i Juventus nuk ia del, mungon ndaj Ajaxit

Lajme aspak të mira për Juventusin, në prag të duelit të kthimit në çerekfinalen e UEFA Champions League ndaj Ajaxit.

Mattia Perin do të jetë mungesa e madhe e bardhezinjve, i cili i bashkohet në infermieri emrave si Giorgio Chiellini dhe Emre Can. Por, ndryshe nga këto të fundit, Perin nuk ka gjasa që të jetë pjesë e bardhezinjve për këtë takim.

Në infermieri ndodhet edhe sulmuesi brazilian, Douglas Costa. Ndërkohë, me skuadrën është grumbulluar edhe Juan Cuadrado, i cili luajti ndaj SPAL, por nuk është pjesë e listës së skuadrës së Ligës së Kampionëve.


EMISIONET