E ardhmja e Paul Pogba është ende në pikëpyetje. Francezi nuk po kalon një sezon të qetë te Manchester United, kjo për shkak të mosmarrëveshjeve me teknikun e "djajve" Jose Mourinho. Një situatë që ka shkaktuar trazira në kampin e anglezëve ndërsa mediat e ndryshme kanë nisur spekulimet për të ardhmen e tij.

Të shumtë ishin zërat që e lidhnin atë me Barcelonën, ndërkohë për t'i hedhur benzinë zjarrit ka menduar ylli i katalanasve Luis Suarez i cili i ka bërë një thirrje të hapur Pogbas për tu transferuar në "Camp Nou".

"Paul Pogba është një lojtar me cilësi të mëdha, i cili ka fituar gjithçka që mundet. Ai është një lojtar me shumë kualitet dhe është një nga yjet e Manchester United dhe ndoshta do të donte të garonte për trofe më shumë se tani. Ai gjithmonë do të jetë i mirëpritur në Barcelonë, edhe nëse ai nuk është lojtar i yni". -tha Suarez në një intervistë për stacionin radioteleviziv "RAC1".

Pogba ishte shumë pranë kalimit te Barcelona gjatë kësaj merkato verore, por oferta e katalanasve prej 50 milion eurove u refuzua nga drejtuesit e United. Suarez nuk është i vetmi futbollist i katalanasve që shpreh hapur dëshirën për të pasur në skuadër Pogba, pasi gjatë merkatos së verës edhe spanjolli Gerard Pique shprehu mesazhe dashurie për mesfushorin francez.


/Ora News.tv/