Xi Jinping letër Kim Jong Un-it: Kina mbështet Korenë e Veriut në luftën ndaj Covid-19

Xi Jinping letër Kim Jong Un-it: Kina mbështet Korenë e Veriut

Presidenti i Kinës Xi Jinping i ka dërguar një letër udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke ofruar mbështetje për të forcuar reagimin e vendit ndaj pandemisë së Covid-19, njoftoi agjensia shtetërore e Kinës për mediat, Xinhua.

Xinhua publikoi detajet e letrës së dërguar ditën e sotme, në të cilën Presidenti Xi shprehu shqetësimin e tij për "parandalimin dhe kontrollin e epidemisë dhe shëndetit të popullit në Korenë e Veriut.

Në të njëjtën letër, Xinhua raportoi se Xi ofroi mbështetjen e Kinës për të forcuar përgjigjen e Koresë së Veriut.

"Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin anti-epidemik me Korenë e Veriut dhe të sigurojë mbështetje brenda aftësisë së saj, sipas nevojave të vendit. Besohet se me përpjekjet e përbashkëta të Kinës dhe Koresë së Veriut dhe bashkësisë ndërkombëtare, do të arrihet fitorja përfundimtare'', ka shkruar Presidenti Xi.

Koreja e Veriut po rrit reagimin e saj ndaj "infeksionit të përhapur malinj të virusit", duke kryer "aktivitete anti-epidemike" për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA).

Megjithatë, vendi nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus tek Organizata Botërore e Shëndetit.

EMISIONET