Xhihadisti amerikan mes "dy zjarresh", Turqia e depërton, Greqia se pranon

Ndërlikohet përpjekja e palës turke për të dorëzuar pranë autoriteteve greke një luftëtar të ISIS me origjinë amerikane, i cili është arrestuar nga turqit në veri të Sirisë.

Mëngjesin e sotëm, 11 nëntor 2019, autoritetet turke transportuan xhihadistin e ISIS në vendkalimin kufitar Pazarkule në Edirne, duke e urdhëruar atë që të kalonte zonën neutrale dhe të paraqitej para autoriteteve greke.

Kështu ndodhi, por ushtria dhe policia greke nuk pranuan të pranojnë xhihadistin dhe e urdhëruan atë të kthehej te pala turke.

Për momentin luftëtari ISIS është në mes të zonës neutrale dhe nuk mund të bëjë një hap përpara ende.

Turqia po i përmbahet zotimit për të deportuar mijëra luftëtarë xhihadistë të kapur ndër vite dhe që tani strehohen në burgjet vendëse.

Ky vendim i Ankarasë mund të marrë përmasa ekstreme pasi Kina të ketë njoftuar zyrtarisht se nuk do të pranojë asnjë prej 8,000 luftëtarëve Ujgur të ISIS aktualisht në kampe ose në enklavën Idlib, ose në duart e autoriteteve turke.

E njëjta gjë vlen edhe për luftëtarët çeçenë të ISIS-it, të cilët logjikisht duhet të dorëzohen në Rusi.


EMISIONET