Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale

Xhelal Mziu: Qeveria ende si ka kaluar Kamzës kompetencat për pyjet

Bashkia e Kamzës thotë se qeveria nuk i ka kaluar ende kompetencat për pyjet dhe rrugët rurale të hapësirës territoriale që mbulon. Kryebashkiaku Xhelal Mziu thotë se i ka paraqitur kërkesë disa herë institucioneve qendrore, duke hasur indiferencë absolute nga ana e qeverisë.

Mziu: Janë mbi 140 projekte që flenë në sirtarët e ministrive përkatëse. Ky është një diskriminim që i bëhet qytetarëve të Kamzës, nëpërmjet diskriminimit që i bëhet institucionit. Në vitin 2015, me miratimin e reformës administrativo-territoriale, ku bashkisë Kamëz, ju bashkëngjit ish-Komuna Paskuqan ku një ndër pikat e reformës ishte dhe kalimi i 7- kompetencave të cilat duhej të delegoheshin nga qeverisja qendrore drejt Njësive të Qeverisjes Lokale, të cilat ende nuk kanë kaluar. Ende sot, kompetenca nuk i janë kaluar Bashkisë Kamëz. Ndër 7 kompetencat që duhej ti kalonin Bashkisë Kamëz nga qeveria qendrore që nga viti 2015 janë; administrimi i pyjeve dhe rrugëve rurale”.

Sipas kreut të bashkisë Kamëz, një kompetencë që i është kaluar Njësive të Qeverisjes Vendore (por jo bashkisë Kamëz), është administrimi i fondit pyjor dhe kullosor.

Mziu: Deri në fund të muajit qershor 2016,(VKM nr. 433, datë 08.06.2016) nuk ka patur asnjë akt normativ apo ligjor për administrimin e pyjeve. Kjo VKM është miratuar pa patur bashkëngjitur hartat përkatëse të ndarjes së territoreve ndërmjet Bashkisë Kamëz dhe asaj të Tiranës dhe për rrjedhojë Bashkisë Kamëz i janë transferuar sipërfaqe pyjesh dhe kullotash të cilat nuk janë në territorin e saj, ndërsa Bashkisë së Tiranës i janë dhënë sipërfaqe pyjesh dhe kullotash që janë në territorin e Bashkisë Kamëz. Jo vetëm kaq por Bashkisë Kamëz nuk i është dhënë fondi për administrimin e pyjeve dhe kullotave transfertë që duhej të jepej nga Qeveria Qendrore dhe as personel mbështetës.

Ai shton se bashkia që drejton ka një numër të konsiderueshëm rrugësh rurale, ku kërkohet ndërhyrja për mirëmbajtjen e tyre, por akoma e kësaj dite kjo kompetencë nuk i ka kaluar Bashkisë Kamëz.

Mziu: Bashkia Kamëz i është drejtuar disa herë me shkresa zyrtare Ministrisë së linjës dhe akoma nuk është bërë transferimi i kësaj kompetence. Kjo neglizhencë ka sjellë jo pak probleme në rrjetin rrugor rural ku bashkia ka financuar nga buxheti i saj”. Dëmi që kjo qeveri i ka shkaktuar Kamzës nuk është vetëm në mosfinancimin e projekteve që ndodhen në sirtarët e ministrive të linjes por Rilindja iu ka hequr familjeve të varfra në Kamëz dhe bukën e gojës ku nga 7000 familje që ishin përfituese deri në vitin 2013, sot janë 700 familje etj, probleme.

EMISIONET