Arbana Xharra: Gabim përjashtimi i BE-së nga dialogu, po humbim vëmendjen e ndërkombëtarëve

Arbana Xharra: Gabim përjashtimi i BE-së nga dialogu, po humbim

Në një lidhje Skype me RTV Ora, gazetarja Albana Xharra tha se ishte e pritshme aktakuza e ardhur ndaj presidentit te Kosovës Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Ajo foli edhe për një armiqësi në politika mes SHBA-së dhe BE-së, dhe shtoi se dialogu nuk duhet të bëhet me përjashtimin e BE-së.

Arbana Xharra: Ka qenë e pritur se do të ndodhë diçka. KiE doli me një raport në 2011-n që do të ketë përballje të krerëve të lartë të UÇK-së me këtë gjykatë. Koha mund të hapë dyshime për konspiracione. Kemi një armiqësi për politika mes BE-së dhe SHBA, pasi u tha nga edhe nga Gjermania se janë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk dinin se çfarë ka në këtë marrëveshje. 

Ishte gabim përjashtimi i BE-së nga dialogu sepse Kosova synon anëtarësimin në BE. Serbia ka qenë aktivisht në fushatë për mosnjohjen e Kosovës. Ne kemi pasur një dështim në diplomaci. Ne nuk kemi instanca në diplomaci me të cilat të punojmë, jemi shuam të vegjël. 

Sipas Xharrës, kahu i luftës në Kosovë ka lëshuar akuza të rënda kundër njëri-tjetrit për krime gjatë dhe pas lufte.

Arbana Xharra: Të mos harrojmë se krahu i luftës ka zhvilluar diskutime të ashpra politike në Kuvend dhe në rrjete sociale e media me akuza për vrasje të pas luftës. Me këto vrasje Kosova dështoi në aspektin e drejtësisë për të themeluar një gjykatë për të nisë hetimet se çfarë ndodhi. Është krahu i luftës së i kanë bërë gropën njeri-tjetrit me akuza për vrasje gjatë dhe pas luftës. Kosova ka dështuar në zbardhjen, qoftë edhe të 60 zyrtarëve aktivistë të LDK-së. 

Ajo tha se Kosova po humbet vëmendjen ndërkombëtare për shkak të korrupsioni, dështimit të sistemit të drejtësisë dhe rikthimit të religjionit.

Arbana Xharra: "Ne po humbim vëmendjen e ndërkombëtare sepse në 20 vitet e fundit nuk është luftuar korrupsioni dhe kemi dështuar me sistemin e drejtësisë. Po ashtu edhe rikthimi i religjionit, ku në raportet ndërkombëtare ne jemi një lindje e mesme e Ballkanit e përfshirjes së shtetasve në shtetin islamik. Kjo është për keqardhje sepse ndikojnë në lotimit kundër Kosovës. 

Pasurimi i krahut të luftës dhe mënyra se si u shfrytëzua pushteti bëri që të humbej imazhi dhe të rritej një revoltë e popullatës. Ky krah i luftës pranoi që të ulej në tryezë me Vuçiç që ka qenë pjesë e strukturave të Millosheviçit."  

EMISIONET