Xhafaj: Politikanë që mbështeten nga grupe kriminale do të goditen nga ligji

Xhafaj: Politikanë që mbështeten nga grupe kriminale do të

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj paralajmëroi që çdo përfaqësues politik që do të mbështetet nga grupe kriminale nuk do të tolerohet, por do të goditet nga forca e ligjit.  Xhafaj tha se ka ardhur koha e shkëputjes së lidhjeve të politikës me krimin, pasi e nesërmja do të jetë shumë vonë. Gjatë fjalës së tij në parlament, ku diskutohet pr/ ligji per vettingun e policise, Xhafaj deklaroi se grupe kriminale zotërojnë kapacitete financiare, që i bën ata të rrezikshëm për sigurinë.


Xhafaj: Disa grupe kriminale zotërojnë dhe kapacitete financiare sinjifikative që i bën ato mjaft të rrezikshme për rendin dhe sigurinë.

Në bashkëpunim shumë të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë po punojmë për kapjen dhe vënien me prova përpara përgjegjësisë të anëtarëve të këtyre grupeve.

Në kuadër të operacionit "Forca e ligjit"  në tre muajt e tij janë shënuar rezultate e para shumë premtuese.

Kjo sipërmarrje e policisë së shtetit nuk është e lehtë, kërkon kohë, energji dhe sakrifica njerëzore. Jashtë çdo interesi personal apo politik ju ftoj të kuptoni dhe vlerësoni rëndësinë madhore që ka për  progresin e këtij vendi mbështetja pa rezerve që duheti ti japim policisë në këtë luftë.

Nëse përfaqësues të politikës, qofshin të majtë apo të djathtë janë në një mënyrë apo në një tjetër në marrëdhënie me grupe kriminale, kanë mbështetje financiare apo cdo interesi tjetër prej tyre, në emër të qeverisë ju siguroj që asnjë lloj imuniteti nuk do ti përjashtojë ata nga goditja e ligjit.

Me Xhafaj replikoi deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj, i cili tha se është e pamundur që kjo qeveri të bëjë vetting, në një kohë kur sipas tij drejtues të lartë të saj janë të përfshirë me krimin. Alibeaj ngriti disa pyetje për ministrin e Brendshëm.

Enkelejd Alibeaj: "Dëgjuam ministrin e Brendshëm që na predikoi se pasi të ndodhte vettingu në polici, krimi nuk do të gjente vend ku te futej. Se s'do të kishte imunitet për asnje politikan: të majtë ose të djathtë të lidhur me krimin. E meqë the për punën e imunitetit që ti nuk do të bëje asnjë lloj diskriminimi: majtas apo djathtas, deputetë të lidhur me krimin... Çfarë qëndrimi mbajte ti për Sajmir Tahirin? Ky është rasti për të treguar se sa i mallëngjyer je në predikimet e tua për vettingun në polici.A ke kapur ndonjë nga familjet kriminale? Klanet mafioze? Tre drejtues të lartë të arratisur ku janë? Si i vajti filli Nezar Seitit? 128 drejtues të lartë të policisë së rendit sot janë në arrati? Vettingu duhet bërë po nga kush? Edi Rama?! Saimir Tahiri?! Jep llogari dhe për historinë e tët vëllai.  Po ti pse të mos i nënshtrohesh vettingut?

Sa i përket vetingut në radhët e uniformave blu, Xhafaj tha se procesi do të përfshijë edhe të larguarit nga detyra ndër vite.



EMISIONET