Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me shqetësimin e tij për tërmetet.

Në përgjigjen e ministres shkruhet: parashikimi i tërmeteve është përtej mundësive të shkencës" dhe për këtë është konsultuar edhe me Institutin e Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ( IGJEUM)

Gjithashtu shtohet "Sizmiologu Tsentelis përgënjeshtroi lajmin e rremë që u bë shkas për shqetësimin tuaj"

Sa i tako masave për përballimin e emergjencave Xhaçja thotë se qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes janë "Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat".

"Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm.  Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë. Mënyra sesi përballuam tërmetin në Korçë janë prova më domethënëse e seriozitetit të përgatitjeve tona"- shkruan Xhaçka.

Më tej ministrja e Mbrojtjes i kujton kreut të shtetit se nuk ka dekretuar ende ligjin "për mbrojtje civile", i cili thotë se është hartuar duke u asistuar nga ekspertë vendas e të huaj.

"Ligji “Për Mbrojtjen Civile”, po pret dekretimin nga ana juaj. Ligji zhvendos fokusin nga reagimi, tek parapërgatitja, parandalimi e zvogëlimi i riskut. Dekretoni ligjin, jepni një kontribut real në përgatitjen e vendit për t’u përballur me fatkeqësitë natyrore"

Përgjigjja i është dërguar sot (31 korrik)  kreut të shtetit në presidencë.


/Ora News.tv/