Mauro Icardi nuk ka qënë asnjëherë në kontakt me Juventusin. Kjo është "bomba" e lëshuar nga bashkëshortja dhe menaxherja e bomberit argjentinas, Wanda Nara që në një intervistë për emisionin "Tiki Taka" ka hedhur poshtë pretendimet e gazetave italiane se Icardi do të vesh fanellën bardhezi.

Sipas saj kontakti i vetëm mes Icardit dhe Juves është kur ai i ka shënuar bardhezinjve.

"Nuk e di nëse mes Juventusit dhe Icardit ka pasur kontakte por di të them se i vetmi konktakt i Mauros me Juven ishin 7 golat që ai ka shënuar në portën e tyre. Sigurisht që ofertat kanë ardhur por asnjëherë nuk kanë marrë jetë. Sa gola do të shënojë Icardi? Ne nuk kemi asgjë të përcaktuar, shpresojmë që të jetë sa më të shumtë."-deklaroi Wanda Nara.



/Ora News.tv/