Vuloset dështimi spektakolar i Edi Ramës në menaxhimin e Pandemisë!

Vuloset dështimi spektakolar i Edi Ramës në menaxhimin e

Shifrat e përditshme të rasteve pozitive me koronavirus edhe më të larta se gjoja në "pikun" e pandemisë vulosin dështimin skandaloz të Edi Ramës.

Gjithçka u publikua në ato dhjetëra ditë karantine ishin një realitet i gënjeshtërt, produkt i një menaxhimi te dominuar nga maskarallëku politik dhe antiprofesional.

Këtë e provojnë shifrat e çmendura dhe antikurba rilindase e pandemisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi testim, testim, testim për COVID-19, ndërsa Edi Rama nuk e bëri.

Edi Rama testimin e gjerë për Pandeminë e refuzoi dhe nuk e bëri megjithëse u kërkua botërisht, si mjeti i vetëm që zbardh të vërtetën e infektimit me koronavirus.

Përse nuk e bëri testimin e gjerë për Pandeminë Edi Rama?

Edi Rama nuk e beri testimin që të fshihte të vërtetën për infektimin nga koronavirusi.

Nuk e bëri testimin që të fshihte manaxhimin mizerabël, pa asnjë logjikë shkencore, abuziv dhe dëmsjellës për qytetarët.

Nuk e bëri testimin se kërkoi të justifikonte kufizimet idiote dhe me skema antiepidemiologjike të lëvizjes së qytetarëve,

Këto kufizime pa asnjë logjike vetëm krijuan grumbullim të qytetarëve që i rrezikoi ata ne vend që t’i mbronte dhe shkatërroi ekonominë e familjeve të tyre dhe ekonominë e vendit.

Nuk e bëri testimin për të fshehur të gjithë nënvleftësimin me arrogancë, që ai i bëri Pandemisë duke mos marrë asnjë masë parandaluese, duke mos blerë teste, veshje mbrojtëse, respiratorë dhe duke mos përfshire mjekun e familjes.

Sot vetëm ndonjë i lënë nga mendja mund të besojë më deklaratat dhe shifrat e turpshme të Edi Rames gjatë muajve të karantinës.

Rezultati ishte një menaxhim zero nga Edi Rama i pandemisë, që nuk mbrojti as shëndetin e qytetarëve dhe rrënoi ekonominë e vendit.

EMISIONET