Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Vulinit i ndalohet hyrja në Kosovë

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin nuk do të mund të hyjë në Kosovë nesër për të marrë pjesë në festimet e Vidovdanit.

Atij i është ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i minsitrit Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Vulin është i vetmi zyrtar serbë që i është ndaluar hyrja në Kosovë, e kjo ka ndodhur për shkak të deklaratave të tij nacionaliste kundër Kosovës.

Nesër pritet të mbahen manifestime për festën religjioze ortodokse – Vidovdanit.

Policia e Kosovës njoftoi se ka hartuar planin operativ në lidhje me mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

EMISIONET