Vuçiq për Merkelin: Gjermania na tregoi kufirin me njohjen e Kosovës

Vuçiq për Merkelin: Gjermania na tregoi kufirin me njohjen e

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron se perëndimi e konsideron Kosovën si një vend të tërë, sovran dhe me territor të pandarë

Duke reaguar lidhur me deklaratat e Merkel se është kundër çdo ndryshimi kufijsh në Ballkan ai u shpreh:  “Ajo na e ka prerë, si dhe faktin që Kosova është e ndarë nga Serbia. E gjithë bota perëndimore, konsiderojnë Kosovën si një territor të pandashëm që i përket shqiptarëve në Prishtinë. Nga këndvështrimi i tyre kjo punë ka marrë fund. Dhe për këtë jam habitur nga histeria e disa njerëzve në Serbi. Sonja Biserko dhe Sava Janjiq gjithmonë kanë qenë pro pavarësisë së Kosovës, por një pavarësi të Kosovës për shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse kanë luftuar kundër Serbisë dhe asaj se çfarë mund të fitojmë, por atyre iu bashkuan edhe disa persona këtu në Serbi” citojnë mediat serbe.

Presidenti serb ka shtuar se “është mjaftueshëm trim” që ti kërkojë "diçka më shumë për serbët në Serbi", kancelares Angela Merkelit, presidentit rus, Vladimir Putin dhe Mike Pence e presidentit francez Emmanuel Macron.

Ai tha gjithashtu se do të duhet të takohet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel në shtator, por është e mundur që  të shihet në Austri porse ende nuk ka vendosur.  


EMISIONET