Vuçiç për dialogun: Kurti duhet ta dijë që me Prishtinën kemi 48 marrëveshje dhe jo 33

Vuçiç për dialogun: Kurti duhet ta dijë që me

"Kam dëgjuar që kryeministri Albin Kurti në Prishtinë ka thënë se ne kemi 33 marrëveshje, kështu që unë dua ta informoj atë se kemi 48 marrëveshje, në mënyrë që ai të dijë nëse është gati për bisedime".

Kështu deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç gjatë konferencës së  përbashkët për shtyp me komisionerin për Zgjerim Oliver Varheji.

Presidenti serb  tha se shpreson që bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës mund të jenë diskutime serioze të njerëzve përgjegjës.

Ai theksoi se kjo gjithmonë kërkonte dy palë, dhe se Beogradi, deri më tani, gjithmonë vepronte seriozisht dhe me përgjegjësi.

"Unë jam realist i ashpër dhe shumë pragmatik. Unë nuk pres asgjë, shpresoj se mund të kemi diskutime serioze me njerëz të përgjegjshëm, por që gjithmonë kërkohen dy palë," tha Vuçiç, i pyetur nëse ai priste të kishte bashkëpunim më të mirë me Albin Kurti sesa me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Vuçiç theksoi se Beogradi veproi seriozisht dhe me përgjegjësi në periudhën e kaluar, dhe se ai nuk ishte i sigurt se të gjithë, madje edhe në Evropë, silleshin në këtë mënyrë, e sidomos jo pala shqiptare, e cila, kujtoi ai, nuk u përkushtua në marrëveshjen e Brukselit.

"Shpresoj që ata do të kuptojnë më mirë se sa marrëveshje kemi, sepse kam dëgjuar që kryeministri i sapoemëruar në Prishtinë ka thënë se kemi 33 marrëveshje. Unë dua ta informoj atë se kemi 48 marrëveshje, "tha Vuçiç.

Lidhur me taksën e vendosur nga ish-Qeveria Haradinaj në nëntor 2018, presidenti Vuçiq tha se ai ‘nuk pret asgjë’.

"Unë nuk pres asgjë dhe shpresoj se kjo do të lejohet për produktet serbe pas një viti dhe tre ose katër muaj pasi të ndërpritet tregtia me Serbinë," tha Vuçiç.

Ai tha si pasojë e taksës ndaj mallrave serbe, Beogradi zyrtar ka humbur qindra miliona euro.




EMISIONET