Vuçiç tregon kush është përgjegjës për dialogun në Bruksel

Vuçiç tregon kush është përgjegjës për

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi poshtë pretendimet e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt se kreu i diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, është fajtor për situatën aktuale në dialog dhe tha se vetëm Beogradi dhe Prishtina mund të fajësoheshin për këtë.

"Unë nuk mendoj se Mogherini është dikush që është në asnjë mënyrë miqësore ndaj Beogradit apo Serbisë, por përkundrazi, por jo për fajin e saj. Edhe Prishtina mund të na fajësojë për këtë. Le të mendojnë mirë në Prishtinë kush është fajtor, kush është ai që donte marrëveshje dhe kush nuk donte," tha presidenti i Serbisë.

Ai tha se vendimi i autoriteteve të Prishtinës për të mos zbatuar masa të mëtejshme kundër Beogradit tregon se është duke u bërë presion mbi ta.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje ka thënë se shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini i ka shkaktuar dëm Kosovës.

Ai tha se Mogherini e ka shkatërruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke e kthyer në një dialog për shkëmbim territoresh e jo për normalizim raportesh.

“Mogherini e ka mbyt dialogun, e ka kthyer nga një dialog për normalizim, në një dialog për kufij e territore. Ajo realisht i ka shkaktuar dëm vendit tonë. Është shumë për keqardhje pas një investimi të madh të BE-së. Mendimi i saj për mua nuk vlen. Unë se kam personale me askënd dhe kushdo që ia lejon vetes të flasë për opsione kufij ose territore janë kundër paqes në Ballkan. Këto çrregullimet e dialogut na kanë sjellë ku jemi sot”, ka thënë Haradinaj.


EMISIONET