"Pushkatojini!" Presidenti i Filipineve paralajmëron shkelësit e karantinës

"Pushkatojini!" Presidenti i Filipineve paralajmëron

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte paralajmëroi dje shkelësit e masave shtrënguese për parandalimin e COVID-19, me pushkatim nëse do të shkaktonin probleme. Stafi mjekësor nuk do të tolerohej dhe nëse do të abuzonte do të quhej krim i rëndë.

Në një dalje televizive, Duterte tha se është jetësor bashkëpunimi i çdo personi dhe ndjekja e masave të karantimit në shtëpi, ndërsa autoritetet përpiqen të ulin përhapjen e koronavirusit me qëllim që të ndalohet një kolaps I sistemit shëndetësor.

Në Filipine deri tani janë regjistruar 96 viktima dhe 2 311 të infektuar. Këto ditë po raportohet që numri I të infektuarve po rritet me qindra në ditë.

“Po përkeqësohet. Prandaj ju them edhe një herë seriozitetin e problemit dhe ju duhet të dëgjoni” tha Duterte në një dalje televizive të mërkurën në mbrëmje,transmeton Ora News 

“I kam dhënë urdhër policisë dhe ushtrisë.. se nëse ka trazira dhe ka raste kur ju duhet të përballeni dhe jeta juaj është në rrezik vritini. Është e qartë? Të vdekur. Në vend që të shkaktoni trazira, unë do ju varros”

Komentet e tij erdhën pasi media raportoi trazira në një zonë të varfër të Manila që protestonin për ndihma ushqimore të pamjaftueshme qeveritare

Gjithashtu janë raportuar dhe abuzime fizike dhe diskrimin ndaj punonjësve të spitaleve dhe  Duterte tha se duhet të ndalen.

Amnesty International të enjten reagoi duke e quajtur deklaratën e Dutertes tepër alarmante. “Nuk duhet të përdoret kurrë një forcë ushtarake e pakontrolluar dhe vdekjeprurëse në situata të tilla si pandemia COVID-19” shkruan ajo, raporton France24, transmeton Ora News 

Sa i takon incidentit të ndodhur në fshat, tha se banorët kishin mësura prë ndihmat dhe kishin vrapuar për ti marrë. Aty kishin organizuar një protestë për të kërkuar lehtësime.

Banorët i kishin thënë Amnesty International se policia kishte përdorur shkopinj druri dhe dhunë për të shpërndarë protestuesit.

EMISIONET