Vrau shqiptarët dajë e nip, italiani lirohet nga qelitë

Vrau shqiptarët dajë e nip, italiani lirohet nga qelitë

Nga burgimi i përjetshëm në liri, duke pritur vendimin përfundimtar për rastin e tij gjyqësor.

 Gjykata Supreme italiane ka vendosur revokimin e masës së paraburgimit shtetasin Maurizio Archinito, i akuzuar për vrasjen e dy shqiptarëve. Ai ka vrarë shtetasit shqiptar Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip, ngjarja e ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso për zgjidhje të llogarive. Në krim, Archinito ka vepruar së bashku me vëllain e tij Mattia.

Archinito u arrestua në korrik të vitit të shkuar, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë.

I akuzuari ka pretenduar gjithmonë pafajësi, ndryshe nga vëllai i tij më i ri, i cili ka pranuar krimin duke përshpejtuar procesin gjyqësor e duke u dënuar me 22 vite burg.

EMISIONET