Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, si autor i vrasjes së një shtetasi afgan në qendër të Athinës.

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:30 të së shtunës në mbrëmje, në sheshin "Omonia".

Sipas informacioneve, shqiptari e ka goditur tre herë me thikë viktimën.

Policia pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë pasdites.




/Ora News.tv/