Autori i vrasjes makabre të shitësit të bananeve në mes të Korçës i ka dhënë fund jetës në qelitë e burgut të Zaharisë ku vuajnë dënimin, personat me probleme të shëndetit mendor. Zamir Topi vrau Dashnor Osmanin pas konfliktit që kishin për një varr.

5 muaj pasi i preu kokën fqinjit, i ka dhënë fund jetës në burg.

Zamir Topi, autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit, ngjarje e ndodhur rreth 5 muaj më parë në Korçë është varur në qelinë e tij.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e së shtunës, sipas burimeve, në Burgun e Zaharisë në Krujë, ku vuajnë dënimin personat me probleme të shëndetit mendor.

Ai kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Në muajin janar, 42-vjeçari Topi vrau në mënyrë makabre bashkëfshatarin në Pazarin e Korçës, ku ai tregtonte banane.

Ngjarja ndodhi në një zonë të mbipopulluar duke shkaktuar panik.

Zamir Topi fillimisht u largua nga vendngjarja, por u kap disa minuta më vonë nga policia, teksa në dorë kishte ende sopatën me të cilën kreu krimin.

Shkak i këtij konflikti mësohet të ketë qene vendosja e varrit të të ëmës pranë varrit të babait të viktimës.

/Ora News.tv/