Si ndodhi vrasja në vitin 2006 në Londër, ku Hekuran Billa vrau një person dhe plagosi 2 të tjerë

Si ndodhi vrasja në vitin 2006 në Londër, ku Hekuran Billa vrau

Hekuran Billa i cili u vra mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në “Komunën e Parisit” ka qenë i dënuar në Britani për vrasjen e Prel Markut.

Një vit më parë ai u lirua nga burgu i Krujës në rrethana të paqarta pas një dënimi me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Markut në një klub në Londër më 14 tetor 2006.

Pas vrasjes Billa u largua në Danimarkë, ndërsa drejtësia angleze e kishte dënuar me burg për jetë pa të drejtë lirimi pa kryer të paktën 34 vite burg.

Dosja angleze u transferua në Tiranë dhe Gjykata e Apelit njohu vendimin, dhe e dënoi me 25 vite burg për vrasje në vitin 2016.

Vuajtja e dënimit nisi që nga data e arrestimit 15 nëntor 2015 dhe duke llogaritur dhe kohën e paraburgimit 40-vjeçari ka dale nga burgu i Krujës një vit më parë.

Si ndodhi vrasja në Londër ku përfshi edhe Billa 

Billa bënte pjesë në një bandë shqiptarë ku në tetor të 2016-tës vranë një rival në një mosmarrëveshje mbi të drejtën për të vjedhur nga matësit e parkimit në Londër.

Dy persona të armatosur u futën në një klub të mbushur plot në veri-perëndim të Londrës duke e mbushur sallën me plumba.

Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua për vdekje dhe dy persona të tjerë, Petrit Brahoj dhe Acron Gjoni, u plagosën rëndë në klubin privat në Park Royal.

Lulzim Bici, Kujtim Spahiu dhe Muhammed Mehmeti, u akuzuan nga autoritetet, por e mohuan vrasjen e Markut dhe vrasjen në tentativë të Brahojt, Gjonit dhe pronarit të klubit Musa Prammani, i cili u hodh përmes një dritareje për të shpëtuar.

Një person i katërt, Herland Bilali (emri tjetër që njihej Hekuran Bill) dyshohet të ketë qenë sulmuesi kryesor i të shtënave.

Grupet rivale të shqiptarëve kanë qenë të angazhuar në përleshje territoriale mbi faktin se kush do të kapë miliona pandë, duke bastisur matësit e parkimeve në West End të Londrës.

"Humbja e parashikuar nga matësit e parkimit për vitin financiar që sapo ka përfunduar është më shumë se 1.2 milion paundë. Një matës i vetëm mund të ketë midis 60 dhe 85 £." – u shpreh prokurori i çështjes aso kohe.

Prokurori shtoi se të dy personat e armatosur ishin Spahiu dhe Herland Bilali (Hekuran Billa), ndërsa Bici dhe Mehmeti ishin duke pritur në një makinë të larguar nga VW Golf.

EMISIONET