Vrasja në Kamzë, Meta i shpreh ngushëllimet familjes Buci: Autorët të kapen menjëherë!

Vrasja në Kamzë, Meta i shpreh ngushëllimet familjes Buci:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i shpreh ngushëllimet familjes së qytetarit Agim Buci nga Kamza, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së mërkurës në përplasje me bandat e krimit, të cilët kishin shkuar për ta grabitur. 

Nëpërmjet këshilltarit të tij për Pushtetin Vendor, Ylli Asllani, Meta teksa dënon me forcë ngjarjen, kërkon arrestimin e menjëhershëm të autorëve të krimit dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.  

Meta: Në emër të Presidentit Meta i përcolla sot ngushëllimet më të thella, solidaritetin njerëzor e institucional dhe mbështetjen e plotë, familjarëve dhe katër fëmijëve të qytetarit, Agim Buci, i cili humbi jetën nga përplasja me kriminelët që grabitën biznesin e tij.

Presidenti Meta i uron shërim të shpejtë Merita Bucit, bashkëshortes së të ndjerit, e cila mbeti e plagosur në këtë ngjarje të rëndë. 

Presidenti Meta duke dënuar me forcë këtë ngjarje, apelon kapjen e menjëhershme të autorëve të krimit, nxjerrjen e tyre para drejtësisë dhe dënimin me të gjithë fuqinë e ligjit.

Presidenti Meta apelon se duhet bërë ende më shumë për të garantuar sigurinë e jetës, paqen sociale, pronën e biznesin, përballë një problemi madhor, siç është krimi, që vazhdon të sfidojë shtetin por edhe të marrë jetë të pafajshme njerëzish, në mes të qyteteve tona.

Presidenti Meta do të mbështesë dhe do t'i gjendet pranë gjithmonë katër fëmijëve dhe familjarëve të Agim Bucit.

Vrasja në Kamzë, çifti u qëllua me armë zjarri nga grabitësit në sy të djalit 6 vjeçar

EMISIONET