Voltana Ademi e ftuar në "Ora Skaner": Ndjej keqardhje për rënien e Vllaznisë, duhen investitorë

Voltana Ademi e ftuar në "Ora Skaner": Ndjej keqardhje për

Rënia e skuadrës së Vllaznisë në Kategorinë e Parë, pas më shumë se 6 dekatave ka vendosur nën kritika drejtuesit e skuadrës shkodrane. Kryetarja e Bashkisë së qytetit, Voltana Ademi tha në emisionin "Ora Skaner" se privatizimi i skuadrës është i pashmangshëm. Ajo u shpreh se pavarësisht përkushtimit të madh të bashkisë klubi shpëton vetëm në rast se ofrohet ndonjë investitor.

"Nga një i tretë kaloi duke qënë një aset publik apo dhe duke u ndërtuar si një shoqëri aksionere që mendoj se ka qënë një nga gabimet themelore të ndërtimit të klubit, sepse mund të kishte një mënyrë më të thjeshtë organizimi e cila mund ta bënte atë më fleksibël. Sigurisht ky kërcënim ka qënë çdo vit, nga viti 2011 dhe në vazhdimësi dhe kuptohet se e ka shoqëruar.

"U ndje keqardhje që më ndodhi mua përkundrejt të gjithë angazhimit personalisht por dhe me mbështetjen që i kam dhënë klubit. Duke e financuar Vllaznia është një klub që në vitin 2015 nuk ka qënë ashtu sikurse duhet sipas rregullave të menaxhimit financiar dhe të mbështetjes financiare. Unë kujtoj që në fund të vitit 2015 kam likujduar rreth 450 milionë lek të vjetra detyrime të viteve 2012-2015.

"Kemi pak kohë përpara që do të thotë që përtej qasjeve politike. Politika tek unë nuk ka qënë asnjëherë qëllim në vetvete. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për sportin, aq më shumë për futbollin."-u shpreh znj Ademi. 

EMISIONET