Voltana Ademi: Duhen më shumë kompetenca për administratorët

Voltana Ademi: Duhen më shumë kompetenca për administratorët

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në "Ekopolitikë", tha administratorët e njësive vendore duhet të kenë më shumë kompetenca.

Pjesë nga debati: 

Besart Kadiu: A duhet decentralizuar pushteti brenda bashkive?

Ademi: Mendojmë që po. Por nuk mund të ndodhte kjo brenda 4 vite. Ne kemi filluar eksperimentim, në kuadër të administrimit lokal, administratorët më së shumti japin shërbimet direkte, që do të thotë jo vetëm shërbime me një ndalesë. Në fillim i dhamë kompetencat e para të planifikimit. Ajo që kemi realizuar në vitin 2018-2019, është fakt që jo vetëm pjesa e planifikimit por edhe tenderimit, tani në çdo territor i jap të gjithë ciklin e realizimit të projektit që i jap kompetencë administratorit.

EMISIONET