Vlorë, policia dokumenton vjedhjen me armë që ka ndodhur 9 muaj më parë

Vlorë, policia dokumenton vjedhjen me armë që ka ndodhur 9 muaj

Policia e Vlorës ka dokumentuar me prova ligjore një vjedhje me armë zjarri, e cila ka ndodhur rreth 9 muaj.

"Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasit:

L.D., 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë.

Z.F., 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë", sqaron policia. 

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin “Arrest me burg”, në IEVP Fier, për veprën penale ''Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim'', parashikuar nga neni 140 e 25 të Kodit Penal.

Ngjarja ka ndodhur më datë 15.09.2017, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri shtetasin D.H., banues në Samaticë, Berat, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin “Benz”.

EMISIONET