Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një motocikletë u përplas me një makinë dhe si pasojë dy shoferët mbetën të plagosur,  por jashtë rrezikut për jetën.

Policia arrestoi dy drejtuesit, pasi shkelën rregullat e qarkullimit.  Në pranga u vu Gerald.I., 21 vjeç dhe Oltjon.Gj., 36 vjeç, të dy banues në Vlorë.

"Shtetasit e mësipërm, duke drejtuar mjetet e tyre, përkatësisht shtetasi Gerald.I., ciklomotorrin “Piaggio”, dhe shtetasi Oltjon.Gj., automjetin tip ''Benz'', në vendin e quajtur pranë poliklinikës, janë aksidentuar me njëri-tjetrin, jashtë rrezikut për jetën. 

Nga verifikimet e kryera prej specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shtetasi Gerald.I., drejtonte ciklomotorin i papajisur me leje drejtimi përkatëse, kurse Oltjon.Gj., drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike", sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor'' dhe ''Drejtimi mjeteve në mënyrë të parregullt'', parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

/Ora News.tv/