Aksident masiv në Vlorë, shikoni si kanë përfunduar 11 automjete

Një aksident masiv ka ndodhur pak para mesnatës së 30 janarit në qytetin e Vlorës.

Ka qenë ora 22 53 minuta në rrugën Transballkanike, kur makina tip “Benz” me targa AA 272 RB humbi kontrollin dhe pasi bëri disa salto u përplas me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës. Plot 11 makina u dëmtuan në këtë aksident masiv.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit Benz, Kreshnik Lilaj, i cili mbante dhe detyrën e drejtorit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit. Ai mbrëmë u dërgua në spital ndërsa në mesditë policia njoftoi arrestimin e tij.

"Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: K.L., 31 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë për arsye se ditën e djeshme në lagjen "24 Maji" pranë rrethrrotullimit të "Omonias", shtetasi K.L., duke drejtuar mjetin e tij tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjete të tjera të parkuara duke dëmtuar disa prej tyre por edhe veten e tij. 

Pas matjes me aparatin drager, rezultoi se Lilaj, drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa burime nga grupi hetimor thanë se në momentin e aksidentit 31 vjeçari po qarkullonte me një shpejtësi 230 km/h.


EMISIONET