Vlorë: Punonjësit e fasonerisë në protestë për pagën e luftës

Vlorë: Punonjësit e fasonerisë në protestë për

Punonjëset e një fasonerie në Vlorë protestuan këtë mëngjes për pagën e luftës. Ata thonë se e meritojnë sipas rregullave, por janë penalizuar pasi nuk ka aplikuar ekonomistja e fasonerisë.

Punonjeset e një fasonerie në Vlorë u ngritën në protestë për gjendjen ekonomike.

Thonë se nuk kanë përfituar pagën e luftës për shkak se figurojnë të pa shkëputur në sigurime. Por nga ana tjetër kanë punuar me orë të reduktuara cka u ka ndikuar edhe tek paga.

''Jo ne nuk dinim për aplikimin sepse kemi qenë papunë që kur filloi koronavirusi. Kemi punuar kur na ka lajmëruar pronari, me ndërprerje. Kemi vajtur kemi bërë ankesë te pronari dhe na tha që nuk ka takon. U ngritëm dje bëmë protestë te zyra e punës dhe atje na thanë që na takon.''

Për situatën me pagën e luftës fajësojnë ekonomisten e firmës, ndërsa zgjidhjen tashmë e kërkojnë nga institucionet e shtetit.

Thonë se e kanë të pamundur mbijetesën me  10 mijë lek që paguhen.

''Nuk do vazhdojmë punën ne. Ne nuke hedhim dot hallin me 50 ose 100 mijë . Unë s'kam lekë për bukë, dua bukë në shtëpi, fëmijët duan bukë. Pse nuk hedh lekët ai, të dali përjashta të vijë policia ta kapi për dore të hedhi lekët të vijë. Detyrohen vijnë me furgon, punojnë 2 orë dhe ikin sa për të paguar furgonin. Ne të tjerët këto do mbetemi. Nuk arrijmë të çojmë në shtëpi 50 ose 60 mijë lekë.''

Njëkohësisht me mospërfitimin e pagës së luftës punonjësit denoncojnë edhe kushtet në të cilat cdo ditë i duhet të punojnë.

''Këto janë maskat. Kjo nuk është maskë.''

Punonjësit e fasonerive në vazhdimësi kanë protestuar për mungesën e mbështetjes financiare ose të ashtuquajturës pagë e luftës.


EMISIONET